Tuesday, July 31, 2012

Shkëndija në shoqëri të Vali Corleones

Valentino Corleone, i njohur si Vali, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Këtë herë jo për veturat apo jetën e ti misterioze por këtë herë raportohet se ka qenë në shoqëri të këngëtares, Shkëndije Mujaj, këngëtare e cila më shumë është bërë e famshme për të pasmet e saja sesa për zërin.
“Para pesë netëve Vali Corleone është parë me Shkëndije Mujaj në një restaurant në Prishtinë dhe më pas kanë hypur në veturën e Valit, BMË X6 të zi. Ata janë puthur dhe më pas kanë ecur drejt Gjilanit, ndërsa më pas janë parë duke hyrë edhe në shtëpinë e Vali Corleones”, shkruan në një komunikatë që ka arritur në disa redaksi nga i ashtuquajturi stafi i Vali Corleones.
Vali kohë më parë në një intervistë ka treguar se ka shoqëri me shumicën e këngëtarëve në Kosovë. Pra në atë rreth ‘të shoqëris’ paska hyrë edhe Shkëndija