Tuesday, October 16, 2012

Tifozët serb rrihen nga shqiptarët në Shkup

Shiko Videon tjeter me poshte!

Rrihen tifozët e Serbisë në Shkup (Video)

HKUP- Një grup prej dhjetë huliganësh serb janë përleshur të martën me dhjetëra të rinj shqiptarë, në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Incidenti ka ndodhur në afërsi të Çarshisë së Vjetër dhe qendrës tregtare "Mavrovasja". Dyshohet se situata është nxitur nga huliganët serb, të cilët kanë provokuar kalimtarët e rastit me flamuj serb dhe thirrje antishqiptare. Serbët, tifozë të kombëtares serbe të futbollit, që sonte pritet të ndeshet me kombëtaren e Maqedonisë, në orët e mesditës së martë ishin nisur drejt Çarshisë me qëllim që të provokojnë shqiptarët, ndërkohë që rrugës për në këtë pjesë, kishin filluar të bërtasin fyerje antishqiptare dhe anti-Kosovë. Me këtë rast, të revoltuar nga provokimi, dhjetëra të rinj shqiptarë dhe kalimtarë të rastit, kishin filluar të godasnin serbët, të cilët pasi kanë marrë goditje të shumta duke ikur në drejtim të sheshit të Shkupit. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme informojnë se dy tifozë serb, për shkak të plagëvee të rënda trupore, janë dërguar në Spitalin e Qytetit, ku edhe janë marrë në pyetje nga efektivët e policisë. Me këtë rast, në polici informojnë se dy të lënduarit janë serb nga Podgorica e Malit të Zi, të cilët kanë mohuar të kenë provokuar shqiptarët, edhe pse me vete kanë pasur mjete zjarrvënëse. Pas incidentit, pjesëtarë të shumtë të policisë po qarkullojnë në qendrën tregtare “Mavrovasja”. Një ditë më parë mediat maqedonase cituan huliganë serb të cilët do të udhëtonin për në Shkup sot me qëllimin e vetëm për të rrahur shqiptarët atje. Ndeshja mes Maqedonisë dhe Serbisë do të luhet sot në orën 20.30. Ministria e Punëve të Brendshme edhe sot ka vazhduar me masat e sigurisë në prag të ndeshjes së futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë që luhe sonte në stadiumin “Filip II” në Shkup. Masat janë shtuar pas paralajmërimeve të tifozëve dhe huliganëve serb për dhunë dhe konfrontime me shqiptarët në Shkup. Shiko Video te tjera me poshte!

Monday, September 17, 2012

Ganiu- Bleonës: Largo nga puna sigurimin


Këngëtarja Bleona Qereti ka bërë të ditur se pas skandalit me videon nudo që është përfolur aq shumë në media ajo ka larguar nga puna 4 persona që përkujdeseshin për për sigurinë e saj. Ajo ka thënë se menjëherë si e ka parë burri i saj Ganiu, videon, i ka dërguar një sms duke i shkruar “Largoje nga puna të gjithë sigurimin”. Bleona gjatë intervistës ka thënë se tani ka marrë në punë katër persona tjerë. Ajo gjithashtu ka shtuar se kjo gjë mund ti ndodh çdo kujt. “Nëse i futë një kamerë të fshehtë dikujt në zhveshtore, atëherë mund ti shohësh zhvesh të gjithë, që nga presidenti e deri tek njeriu i thjeshtë” ka thënë Bleona./Info globi/f.h.

Saturday, September 8, 2012

Plakat duke vjedhur ne Argjendari (Video)

Disa gra te moshuara kan hyre ne nje dyqan argjendarish ne Romani, ku edhe siq duket ne video kane vjedhur nje sasi te madhe prej ari, 2 nga grat ne video jane denuar me nga 16 muaj burg per me shume shikoni videon./thefactopedia.blogspot.com/

Thursday, September 6, 2012

Bleona: S’këndova serbisht, ishte kroatisht

 

Këngëtarja nga Shqipëria, Blenona Qerreti do të përforcoj më 8 shtator në Prishtinë. Koncerti i saj do të mbahet në sheshin Nëna Tereza. Në një konferencë për media të mërkurën në Prishtinë, ajo ka premtuar spektakël para ‘vëllezërve të saj’ kosovar. Po ashtu gjatë konferencës ajo ka folur për përgatitjet rreth koncertit, ndërsa ka theksuar se albumi i saj ka kushtuar rreth 3 milionë dollarë. E pyetur nëse do të pozonte nudo për ndonjë revistë shqiptare, Qerreti ka thënë se nuk do ta bënte një gjë të tillë. Duke folur rreth qarkullimit të një videoje në YouTube ku ajo shihet duke kënduar serbisht, këngëtarja Qerreti ka mohuar një gjë të tillë, transmeton orainfo. “Ajo këngë nuk ka qenë në gjuhën serbe, por në gjuhën kroate”, ka thënë Qerreti.

Monday, August 27, 2012

Friday, August 24, 2012

Djaloshi qe u be VIP ne pak ore.

Nje djal i ri ne New York ka dashur te provoje se si ndihen Vipat ne rruge ku ndiqen nga fansat e tyre, ai ka marre 2 bodyguard nje grup fotografesh dhe disa persona me kamera. Pas pak oresh shume persona  filluan te bejne fotografi me te duke menduar se ishte ndonje person i famshem apo ndonje vip, per me shume shikoni videon me poshte.