Thursday, September 6, 2012

Bleona: S’këndova serbisht, ishte kroatisht

 

Këngëtarja nga Shqipëria, Blenona Qerreti do të përforcoj më 8 shtator në Prishtinë. Koncerti i saj do të mbahet në sheshin Nëna Tereza. Në një konferencë për media të mërkurën në Prishtinë, ajo ka premtuar spektakël para ‘vëllezërve të saj’ kosovar. Po ashtu gjatë konferencës ajo ka folur për përgatitjet rreth koncertit, ndërsa ka theksuar se albumi i saj ka kushtuar rreth 3 milionë dollarë. E pyetur nëse do të pozonte nudo për ndonjë revistë shqiptare, Qerreti ka thënë se nuk do ta bënte një gjë të tillë. Duke folur rreth qarkullimit të një videoje në YouTube ku ajo shihet duke kënduar serbisht, këngëtarja Qerreti ka mohuar një gjë të tillë, transmeton orainfo. “Ajo këngë nuk ka qenë në gjuhën serbe, por në gjuhën kroate”, ka thënë Qerreti.