Sunday, July 15, 2012

Kthen furgonin në pishinë për djalin 6- vjeçar


Wenzhou: Ndërsa termometri në provincën  Zhejiang Kinë ka shënuar 38 Gradë Celcius, një familje ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të përballuar të nxehtin.
Zhou Yuhang, i cili jeton në qytetin Wenzhou, në lindje të Kinës, nuk ka pse të shkojë në pishinat e mbipopulluara pasi babi i tij ka gjetur një zgjidhje, e ka kthyer pjesën e prapme të furgonit në pishinë lëvizëse, transmeton as.
Babai i 6- vjeçarit hoqi ndenjëset nga pjesa e prapme e furgonit dhe e mbuloi hapësirën e krijuar me plastike dhe më pas e mbushi atë me ujë duke krijuar kështu një "pishinë" private për Zhou Yuhang ku ai të lahet sa herë të ketë nevojë.