Sunday, July 29, 2012

Berisha thyen rekordin personal në not

Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur sërish bregdetin e Dhërmiut për të kaluar një fundjave pushimi.
I frymëzuar nga shpirti olimpik,  Kryeministri Berisha, i cili po kalon të dilen me mbesat dhe nipërit në Dhërmi, vendosi sot një rekord të ri personal, 141 minuta not në ujërat e mrekullueshme të detit Jon,  kundrejt 132 minutave të një viti më parë.  Noti filloi në orën 9:10 dhe përfundoi në orën 11:31 minuta.
Kryeministri ka thënë për NOA se; "zëri i detit Jon më tha se ky rekord i ri personal është një ogur i bardhë për fitoren e merituar të zgjedhjeve të 2013".
Ndonëse ky rekord i ri është historik i Kryeministrit Berisha, por ai beson se në Gusht mund të shënojë një rekord tjetër të ri.
Pushimi në Dhërmi gjate sezonit veror për Kryeministrin Berisha, është kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm.