Sunday, June 24, 2012

Videot e Dafinës…në Turqi ?!



Këngetarja Dafina Dauti pas këngës se suksesshme “Shko” e cila bëri një bujë në tregun muzikor të vendit, nuk la pa terhequr vemendjen edhe jashte vendit. Ajo tani eshte ftuar te bashkepunoje me televizion turk “Rumeli TV” i cili do te transmetoje videoklipet e kengetares.

Nderkaq me daten 22 te ketij muaji ajo dha edhe nje interviste ne kete televizion dhe ketu edhe promovoi videoklipin e kenges “Pse” te punuar nga produksioni “Chipps”. Ajo ndjehet mjaft e lumtur qe kenga e saj po pelqehet edhe pertej kufijve.

“Ndjehem me fat qe tani do te bashkepunoj me ‘Rumeli TV’ dhe me produksionin ‘Thumbs Up’”, ka thene ajo per “Zerin.

Dafina keto dite ka nenshkruar edhe marreveshjen me kompanine “ON AIR” e cila do te kete te drejten e transmetimit te kengeve te saj ne “Youtube”. Ne “Chanel”-in e saj do te postohet edhe intervista e saj dhene “Rumeli TV”-se. Kete vere pritet edhe editimi i albumit te ri si dhe dy videoklipeve te reja