Monday, June 25, 2012

Noizy në pushime me fotbollistë të Chelsea-it



Noizy, reperi që vazhdimisht sjellë realizime të reja muzikore, ka ndarë disa ditë për të pushuar me shoqërinë e vjetër.Ai ka qënduar për një javë në Marbella në Spanjë.
"Isha me disa shokë të vjetër të mitë, që i kam njohur që në shkollë. Ata sot janë bërë futbollistë të njohur të Chelsea-it. Gjithashtu isha dhe me ca shokë të tjerë artistë, shumë të talentuar dhe të famshëm në Angli. Morëm një shtëpi që kushtoi 13 mijë euro dhe vetëm për një javë janë shpenzuar rreth 100 mijë euro, '' ka thënë ai për Bluetooth.

Reperi nuk kishte marrë ndonjë femër me vehte, pasi siç thotë ai vetë: "S’kishte nevojë ta merrja me vete, se kishte atje femra “me të myt” (qesh). Çdo ditë kur zgjohesha në mëngjes kisha pranë nga një femër të ndryshme dhe pyesja veten: “Kush është kjo? Si erdhi deri këtu?” (qesh). Këto përgjigje të gjithë ne i merrnim vetëm kur shihnim të nesërmen xhirimet e kamerave dhe kuptonim se çfarë kishte ndodhur. ''
Pas këtij pushimi, Noizy s'do të ketë më kohë për pushime gjatë verës, pasi për të, tashmë ka filluar sezona e koncerteve.