Tuesday, June 26, 2012

Rozana dhe Dani, sërish bashkë



Këngëtarët Ramadan Krasniqi dhe Rozana Radi, të cilët sollën duetin “Valsi i tradhtisë” në festivalin kënga Magjike, janë duke u përgatitur për një duet të ri.

Dy këngëtarët do të sjellin këtë here këngën me titull ''Më nuk jemi".

Kënga është kompozuar nga Ardian Hila, ndërsa kanë përfunduar edhe xhirimet e videoklipit, që shumë shpejt do të publikohet, transmeton shqiptarja.

Përveç kësaj Rozi ka bërë të ditur, se gjatë muajit shtator do të publikojë edhe një këngë të re, realizuar në duet me këngëtarin tjetër nga Kosova, Sabri Fejzullahu.
Burimi: Infoglobi.