Reperi kosovar Viktor 
Paloka i njohur si Rebel a.k.a. Unikkatil së shpejti pritet të publikojë
 një album internacional-ndërkombëtarë. Burime të Info Globit mësojnë se
 Unikkatili gjithashtu ka realizuar një bashkëpunim me reperin dhe 
producentin  Jay Z.
 “Shumë shpejt Unikkatili 
do të hedhë në treg një album internacional. Gjithashtu Unikkatili ka 
realizuar edhe një bashkëpunim me reperin e njohur Jaz-Y” ka thënë 
burimi. 
 Unikkatili nuk është 
shqiptari i parë i cili ka bashkëpunuar me producentin e njohur Jaz-Y. 
Edhe këngëtarja me origjinë kosovare nga Britania e Madhe Rita Ora ka të
 realizuar këngën “R.I.P” nga Jay-Z.
 Përndryshe reperi kosovar 
Unikkatil dy ditë më parë mbajti një koncert në Prishtinë, ku përreth 2 
orë ka performuar para 20 mijë adhuruesve të tij, të cilët kishin ardhur
 nga vendet të ndryshme për ta ndjekur atë. /InfoGlobi/
 

