Zvicer: Një gjarpër jetonte prej gjashtë muajsh në tualetin e një banese. Ai u zbulua nga e zonja e shtëpisë e cila mbeti e shokuar. Gjarpri 70 cm i gjatë, ishte larguar nga dritarja e një shtëpie një kat më lart duke hyrë në apartamentin e Anika Bauerit, në Allshvil të Zvicrës.
28-vjeçarja zbuloi gjarprin pasi shkoi për të përdorur tualetin dhe thirri menjëherë policinë. Gjarpri jetonte i fshehur në një të carë muri afër ëC-së. Ai ishte një zvarranik johelmues, që ishte zhdukur nga kati i mësipërm, ku është mbajtur në mënyrë të paligjshme që prej janarit, transmeton as. "Më mirë që e pashë në tualet gjarprin para se të kryeja nevojat personale. Fatmirësisht ai është lëshuar në një zonë jo të egër", tha Bauer.