Sunday, July 1, 2012
Rihanna e droguar mendon se është në Norvegji
Porsa morën njoftimin se Rihanna do të performonte në festivalin e sivjetmë “Peace & Love” në Borlange të Suedisë, fansat e saj u entuziazmuan tej mase. Mirëpo, pas performancës së saj, ata u zhgënjyen.
Daily Mail raporton se këngëtarja është vonuar 45 minuta me paraqitjen e saj, ndërsa sipas disa pohimeve, ajo ishte e droguar dhe nuk ka kënduar drejtpërdrejtë.
“Vërtet nuk mund ta shikoj Rihannan e droguar. Kush e ka lejuar të performojë ashtu...; Rihanna është padyshim nën ndikim të drogës, ndërsa e kanë lejuar të këndojë para fëmijëve dhe të rinjve. Kjo është e neveritshme dhe e turpshme...”, kanë shkruar në Twitter disa nga të pranishmit.
Krahas performancës turpëruese, krijuesja e hitit “We Found Love” e ka ofenduar publikun, kur këngën e saj “Redemption Song” ia kushtoi popullit norvegjez duke i ngatërruar dy vendet skandinave. Ajo madje ka folur edhe për Anders Breivikun, i cili vrau 77 njerëz vitin e kaluar në Norvegji.
“Një mesazh për Rihannan. Borlange nuk është Oslo dhe Breivik nuk e ka vrarë askënd këtu”, ka sqaruar një fans në Twitter.