Sunday, July 1, 2012

Çfarë ndodh nëse një njeri bie në një liqen me llavë? (Video)



Një thes me plehra – krijuar enkas për të simuluar masën e trupit të një njeriu – hidhet në një liqen më llavë në Etiopi. Por në vend që të digjet që në sipërfaqe, siç gjithkush do të priste, thesi fillon të zbresë në thellësi të lëndës djegëse dhe digjet ngadalë në brendësi të llavës.
Eksperimenti, i zhvilluar në vullkanin Erta Ale në Etiopi, kishte si qëllim që të tregonte si si do “mbytej” një njeri në liqen me llavë. Ai gjithashtu ndihmon në krijimin e një ideje mbi sekondat e fundit të një humani nëse ky bie në liqen me shkëmb të shkrirë.
Video që gjeni më poshtë është publikuar nga organizatorët e eksperimentit. Janë të shumtë ata që mendojnë se trupi i njeriu do të digjej që në sipërfaqe të llavës, ndërsa pamjet tregojnë se ky proces nuk është kaq i shpejtë dhe zgjat edhe më tej, transmeton gazetashqip.
Reagimi spektakolar (dhe i dhunshëm) i vullkanit, shpjegojnë ekspertët, vjen si reagim djegies së materialeve organike që gjendeshin në thesin me plehra.