Tuesday, June 12, 2012
Shqiptarja që zhvati burrin e Kimit
Kris Humphries, ish- bashkëshorti i Kim Kardashian, i ka dhënë fund lidhjes me shqiptaren Fatima “Myla” Sinanaj në një mënyrë të hidhur. Humphries ka thirrur FBI-në për të hetuar pasi thotë se Fatima po i bën presion për ta zhvatur.Siç raporton TMZ, shqiptarja, që punonte në një hotel, i ka kërkuar atij para në këmbim të mos publikimit të detajeve nga lidhja e tyre.
Të premten avokatët e Humphries kanë kontaktuar me FBI-në. Ata kanë dorëzuar pranë tyre prova se si Fatima po e shantazhonte Kris në këmbim të parave.
Ndërsa burime pranë shqiptares thonë se ajo ka e-maile, mesazhe dhe dokumente që mund ta dëmtojnë shumë Kris. Një i afërm me Kris ka thënë se Fatima ka kërcënuar se do e shkatërrojë atë nëse nuk i jep paratë.
Ekipi ligjor i Kris Humphries nuk do që të bëhen publike detaje që mund të dëmtojnë procedurat e divorcit të tij me Kim Kardashian.
Burimi: InfoGlobi