Tuesday, June 12, 2012
E sëmura rënd reagon vetëm me këngët e Bieber-it
Justin Bieber i ka premtuar një fanses së tij të sëmurë se do ta takoj atë.
Megan Ham nga Vancouver vuan nga një sëmundje e cila prek diku rreth 1500 fëmijë në të gjithë botën.
Megan nuk ka mundësi të flas dhe të ecë, mjekët madje i kishin thënë familjes së saj se ajo nuk do mund të ketë më shumë se dy vite jetë, por ajo është duke sfiduar të gjitha parashikimet mjekësore.
“Kur ia lëshojmë këngën e Justin Bieber, qoftë në radio apo televizor, Megan gëzohet shumë. Bën me këmbë dhe me duar godet në tavolinë”, tha Roxanne Ham , nëna e vajzës.
Ka qenë mësuesja e vajzës që i ka njoftuar prindërid e saj se vajza reagon sa herë që dëgjon këngët e Bieberit.
“Megan bëhu e fort për mua dhe unë të siguroj që ne do të takohemi kur të vij në Portland. Të dua dhe faleminderit” ka shkruar Bieber në twitter pasi e ka parë storien me këtë vajzë./Infoglobi/F.H/
Burimi: InfoGlobi