Sunday, June 10, 2012

Nje shqiptare i mori burrin Kim Kardashianit



Që Kris Humphries i ka fiksim femrat brune, kjo nuk mund të vihet më në dyshim, por kësaj here duket se këto karakteristika ai i ka gjetur të përmbushura te një 25-vjeçare shqiptare.
Fatmire Sinanaj, me të cilën mediat thonë se basketbollisti është lidhur prej 5 muajsh, i ngjan shumë gruas së tij të mëparshme, Kim Kardashian.
Pavarësisht se Kris i ka mohuar zërat për një lidhje të mundshme me shqiptaren Fatmire, e cila në fakt preferon ta quajnë Myla, në fotot e publikuara, të dy duken shumë të afërt, madje njohja e tyre ka zgjatur deri tani më shumë se martesa 72-ditore e Kris me Kim. Ata janë fotografuar javën e kaluar në plazhin e Majamit së bashku.
Kris dhe Myla janë takuar rregullisht muajt e fundit, madje ajo është parë disa herë në ndeshjet e basketbollit, ku Kris ka rezervuar vende për të dhe familjen e saj.
Para martesës së shpejtë me Kim, Kris ka qenë i lidhur me Bianka Kamber, një infermiere kanadeze 28-vjeçare, e cila kishte shumë ngjashmëri me Kim.
Kim Kardashian dhe Kris Humbphries ne diten e marteses
Ata u ndanë sapo Kris njohu Kim-in dhe vendosën të martoheshin. Pas ndarjes nga Kim, 72 ditë pas betimit për dashurit të përjetshme, mediat hodhën hipoteza se Kris dhe Bianka ishin rikthyer bashkë, por ky lajm u hodh poshtë me kalimin kohës.
Burimi: Gazeta Shekulli