Sunday, June 10, 2012
Çiljeta, pas ndarjes nga Aleksandri, kapet mat
Tashmë ndarja mes Çiljetës dhe Aleksandrit është bërë e njohur nga të gjithë. U bë një prezantim i bujshëm i të dashurit të ri të këngëtares, por edhe një ndarje e heshtur nga ana e saj, duke mos preferuar të bëjë asnjë koment. Miqtë e saj rrëfejnë se ndarja mes saj dhe Aleksandrit nuk ka ndodhur në momentin që u shkrua në media, por shumë muaj përpara, ekzaktësisht menjëherë mbasi festuan së bashku ndërrimin e viteve. Një tjetër lajm tronditës ishte edhe kapja e Aleksandrit në Itali me lëndë narkotike dhe ai aktualisht ndodhet atje i izoluar deri në vendimin e gjykatës. Por si po shkon jeta e Çiljetës tani? Ajo mori pjesë në “Top Fest” me një këngë që u pëlqye shumë, por siç na rrëfejnë miqtë nuk e pati shpirtin e garës kësaj here, ose më saktë nuk ishte shumë e përkushtuar për të dhënë maksimumin, siç jemi mësuar ta shohim. Ka ndërmarrrë një aktivitet privat që është hapja e një dyqani rrobash, por për jetën private asnjë të re. Ndërkohë paparaci ynë e ka kapur këngëtaren seksi në jetën e natës pak ditë më parë, teksa vërdallë i rrinë disa djem muskulozë, të cilët nuk e lënë asnjë moment vetëm. A thua mund të jetë ndonjëri prej tyre i dashuri i ri i Çiljetës? Këtë pritet ta zbulojmë javët në vazhdim.
Burimi: Panorama