Sunday, July 22, 2012

Vdes thjeshtri 11-vjeçar i Usher


Thjeshtri 11-vjeçar i Usherit ndërroi jetë në një spital, dy javë pasi mbeti në gjendje kritike për jetën, pas një aksidenti ujor. Zemra e Kyle Glover, djali i bashkëshortes së reperit, ndaloi së rrahuri ditën e shtunë. Në 6 korrik, duke notuar në një liqen në Xhorxhia, i mituri u godit nga në kokë nga një motor uji. Glover më pas u shoqërua në një spital dhe atje u verifikua se truri i tij kishte vdekur e mbahej në jetë vetëm nga pajisjet që zëvendësonin funksionin e zemrës dhe mushkërisë, transmeton tch. Pa asnjë shpresë për t’u rikuperuar, ishte nëna e saj ajo që mori “vendimin më të vështirë të jetës”, për të hequr ndihmën dhe për të lënë të birin që të prehej në paqe.