Monday, July 23, 2012

Rafaella, a do të pozoje nudo për 1 milionë stërlina?

Londër - Gazetat britanike i kanë propozuar Raffaella Fico-s një milionë stërlina për të pozuar për një kopertinë duke i parashtruar një kusht të vetëm, të fotografohet nudo me barkun në dukje. Historia e saj me sulmuesin e Manchester City, Mario Balloteli, nga i cili pret një fëmijë, mbushin përditë faqet e gazetave në Britani, por nuk dihet ende nëse Fico do të pranojë apo jo propozimin, transmeton as.
Nga ana tjetër Balotelli nuk i ka marrëdhëniet mirë me shtypin britanik dhe për të cilin është shprehur kështu pak ditë më parë: "Gazetat angleze si "Sun" janë më të këqija se ato italiane. Një gazetë që vendos në faqe të parë një grua nudo ma shpif, flasin gjithmonë kur nuk duhet të flasin dhe thonë gjëra të pavërteta. E megjithë këtë ato janë gazetat më të shitura. Atje gazetat janë më keq se këtu. Duke folur për të keqen, atëherë më mirë Italia"
Por kush e di se çfarë do të thoshte nëse do të shihte nënën e fëmijës së tij të parë në ballinën e ndonjë gazete angleze, aq më tepër nudo...