Wednesday, July 11, 2012

Ledri dhe Dafina janë bashkë! (foto)


Dafina dhe Ledri janë bashkë.
Pavarësisht spekulimeve në media se lidhja e tyre është ndërprerë pasi që nëna e Ledrit,  Xheri i kish dhënë ultimatum të birit që të zgjedhë mes Dafinës dhe familjes!
Portali Dukagjini ju sjellë foton që dëshmon se Ledri dhe Dafina janë bashkë.
Mbrëmë Ledri me nënën, babain dhe shoqërinë festoi ditëlindjen dhe “qëlloi” pikërisht në lokalin e natës ku interpretonte Dafina.
Madje në këngën Hit – Tonight të Dafinës, Ledri u ngjit në skenë për ta interpretuar pjesën e tij.
Por, teksti i “repturës” së tij ndryshoj pak por që i dha shumë kuptim gjithë situatës së krijuar mes tij dhe Dafinës.
Ledri e rimoj në këtë mënyrë repturën e tij:
 …Ah une jom prezent, ah le,  s’kryhet data
Ditëlindjen e kom sonte,  e ti je dhurata…
Por në origjinal teksti është në të kundërtën.
“…Ah une jom prezent, ah le,  s’kryhet data
Ditëlindjen e ki sonte e une jom dhurata…”