Wednesday, July 25, 2012

E vërteta rreth Dafina Zeqirit, Besfortit dhe Cekicit


“Një ditë para se me na ‘hackue’ kanalin, i thashë Dafinës me sms:"Cekici është duke të mashtruar sa me kaluar me ata hajnat e “Onairmusic”, dhe ka ndërmend me ta humbë karrierën, sepse atij nuk i intereson karriera jote, përveç lekëve ... Kështu që vendos, a me Cekicin, apo me mua për internet?”, kështu tregon Besfort Hasanaj, ndërsa ajo ia ka kthyer përgjigjen kështu: "Nëse ma hup ai mua karrierën, është puna ime, unë ballafaqohem me atë punë! Flm". Pas këtyre fjalëve është hequr videoja nga hakerët”. Ndërsa Besforti, siç transmeton vipnews që është marrë me videot e Dafinës pa asnjë përftim për hir të miqësisë, sidomos me dajën e Dafinës, ka thënë se po pret një prononcim gojarisht në medie nga Dafina, dhe më pas ai do të publikojë çdo fakt rreth kësaj telenovele.