
Cristiano Ronaldo sapo ka arritur në Madrid ka marrë një lajm jo fort të këndshëm. Ai është njoftuar se diskotekën të cilën e kishte hapur në vendlindjen e tij në ishullin Algarve është mbyllur. Shoqata e klubeve të natës e njohur si ADSA në Portugali e ka mbyllur këtë diskotekë për arsye se sipas tyre zëri i muzikës ka qenë shumë i lartë duke i penguar kështu pushuesit atje. Përveç kësaj ADSA ka njoftuar se Ronaldo as nuk ka pasur leje për këtë. Pra diskoteka e yllit të futbollit nuk ka pasur më shumë se 20 ditë 'jetëgjatësi.