Thursday, July 5, 2012

Bllokohet klipi i këngës “It Dont Stop” të Etnon ft. Noizy



Videoklipi i këngës së Etnon me Noizyn “It Dont Stop” është bllokuar përkohësisht në YouTube nga menaxhmenti i Black Fish Entertainment, ka bërë të ditur frontmeni i Etnon, Genc Prelvukaj.

Ai përmes rrejtit social facebook ka njoftuar se Etnon & Noizy kishin dhe kanë marrëveshje të menaxhimit të videos, sikurse që kanë raporte shumë të mira, transmeton orainfo.

“Mirëpo kompania shqiptare Acromax (që bën menaxhimin e disa kengëve të Noizyt, por jo edhe këngën “It Dont Stop”) ka ndërhyrë në çështjet e menaxhimit të videos duke mos respektuar marrëveshjen mes Etnon dhe Noizyt”, ka thënë Genci.

Sipas tij, Etnon nuk mban përgjegjësi, sepse ka vepruar konform marrëveshjes.