
Reperi nga Shqipëria, Big Basta ka shpalosur detaje rreth lidhjes së tij me këngëtaren kosovare Vesa Lumën. Ai gjatë një interviste për Gazetën Shqiptare rrëfeu edhe historinë e puthjes së parë të çiftit. “Po, ishte në një vend afër shtëpisë sime, në makinë të parkuar. Ishte pak ftohtë dhe u puthëm pa thënë asnjë fjalë.”, deklaroi Basta. Ai po ashtu mohoi thashethemet se ata të dy lidhjen e tyre e kishin nisur që në kohën kur ishin pjesë e ‘Dancing with the Satrs’, gjë për të cilën ishte përfolur mjaft. /Info Globi/