Tuesday, June 19, 2012

Mickey Mouse ‘jeton’ në Merkur



Një Mickey Mouse është i fshehur në Merkur, zbulojnë pamjet e kapura në foto nga NASA në sipërfaqen e këtij planeti.
Foto vijnë nga anija kozmike e NASA-s ‘Messenger’ që ndodhet në orbit rreth Merkurit dhe shfaq pamjen e filmit vizatimor të Disney-t, Mickey Mouse.

Mickey Mouse është formuar nga një pjesë gjigante e sipërfaqes , rreth 105 km e gjerë, ky karakter është i lokalizuar në pjesën veriperëndimore të një figure tjetër, të cilën shkencëtarët e patën emëruar ‘Margritte’.
Ky studim i planetit Merkur që u lansua vitin e kaluar kushtoi 446 milion dollarë, dhe ishte vetëm një vjeçar, mirëpo më pas misioni i saj u zgjat edhe për një vit./Info Globi/
Burimi: InfoGlobi