Tuesday, October 16, 2012
Rrihen tifozët e Serbisë në Shkup (Video)
HKUP- Një grup prej dhjetë huliganësh serb janë përleshur të martën me dhjetëra të rinj shqiptarë, në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të Çarshisë së Vjetër dhe qendrës tregtare "Mavrovasja". Dyshohet se situata është nxitur nga huliganët serb, të cilët kanë provokuar kalimtarët e rastit me flamuj serb dhe thirrje antishqiptare.
Serbët, tifozë të kombëtares serbe të futbollit, që sonte pritet të ndeshet me kombëtaren e Maqedonisë, në orët e mesditës së martë ishin nisur drejt Çarshisë me qëllim që të provokojnë shqiptarët, ndërkohë që rrugës për në këtë pjesë, kishin filluar të bërtasin fyerje antishqiptare dhe anti-Kosovë.
Me këtë rast, të revoltuar nga provokimi, dhjetëra të rinj shqiptarë dhe kalimtarë të rastit, kishin filluar të godasnin serbët, të cilët pasi kanë marrë goditje të shumta duke ikur në drejtim të sheshit të Shkupit.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme informojnë se dy tifozë serb, për shkak të plagëvee të rënda trupore, janë dërguar në Spitalin e Qytetit, ku edhe janë marrë në pyetje nga efektivët e policisë.
Me këtë rast, në polici informojnë se dy të lënduarit janë serb nga Podgorica e Malit të Zi, të cilët kanë mohuar të kenë provokuar shqiptarët, edhe pse me vete kanë pasur mjete zjarrvënëse.
Pas incidentit, pjesëtarë të shumtë të policisë po qarkullojnë në qendrën tregtare “Mavrovasja”.
Një ditë më parë mediat maqedonase cituan huliganë serb të cilët do të udhëtonin për në Shkup sot me qëllimin e vetëm për të rrahur shqiptarët atje.
Ndeshja mes Maqedonisë dhe Serbisë do të luhet sot në orën 20.30.
Ministria e Punëve të Brendshme edhe sot ka vazhduar me masat e sigurisë në prag të ndeshjes së futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë që luhe sonte në stadiumin “Filip II” në Shkup.
Masat janë shtuar pas paralajmërimeve të tifozëve dhe huliganëve serb për dhunë dhe konfrontime me shqiptarët në Shkup.
Shiko Video te tjera me poshte!