Sarah Brame kshte vendos të kalojë një ditë të qetë me të atin duke peshkuar në lum, por s'mund të thotë se dita ishte dhe aq e qetë.
Ajo teksa kishte hedhur karremin ve re se diçka po lëvizte në ujrat e lumit në Karolinën e Jugut, por nuk ishte një peshk i zakonshëm lumi, por një peshkaqen.
Sipas tabloidit britanik Daily Mail, peshkaqeni është i një specieje të veçantë dhe njihet për aftësinë e tij për të lundruar jo vetëm në oqean, por dhe në ujra të ëmbla. Ai është rreth 4 metra i gjatë e peshon më shumë se 500 kg.