Wednesday, July 4, 2012

Rusët të interesuar për këngën ‘Tonight” të Dafina Zeqirit



Prishtinë: Në adresën zyrtare të autorit për të drejtën e shpërndarjes dhe lansimit në Youtube të këngës ‘Tonight’ të Dafina Zeqirit dhe Ledrit, ka mbërritur një email ku rusët kërkojnë me të drejtë ekskluzive këtë këngë për në Rusi.

Ndërsa kujtojmë që kënga e Dafinës Ft Ledri vetëm për 10 ditë ka kaluar 1 milion klikime, dhe sipas statistikave të Youtubes ka pëlqime në mbi 170 shtete të botës, transmeton albavipnews.

Dhe mendohet se është i vetmi klip shqiptar që klikohet në kaq shumë shtete të botës. Nuk dihet ende nëse autorët e këngës dhe videos do t’i dhurojnë të drejtën Rusisë për transmetimin e këngës ‘Tonight’.