Londër - Gazetat britanike i kanë propozuar Raffaella Fico-s një
milionë stërlina për të pozuar për një kopertinë duke i parashtruar një
kusht të vetëm, të fotografohet nudo me barkun në dukje. Historia e saj
me sulmuesin e Manchester City, Mario Balloteli, nga i cili pret një
fëmijë, mbushin përditë faqet e gazetave në Britani, por nuk dihet ende
nëse Fico do të pranojë apo jo propozimin, transmeton as.
Nga ana tjetër Balotelli nuk i ka marrëdhëniet mirë me shtypin britanik
dhe për të cilin është shprehur kështu pak ditë më parë: "Gazetat
angleze si "Sun" janë më të këqija se ato italiane. Një gazetë që vendos
në faqe të parë një grua nudo ma shpif, flasin gjithmonë kur nuk duhet
të flasin dhe thonë gjëra të pavërteta. E megjithë këtë ato janë gazetat
më të shitura. Atje gazetat janë më keq se këtu. Duke folur për të
keqen, atëherë më mirë Italia"
Por kush e di se çfarë do të thoshte nëse do të shihte nënën e fëmijës
së tij të parë në ballinën e ndonjë gazete angleze, aq më tepër nudo...