Sunday, July 8, 2012

Një ëmbëlsirë në mëngjes, ju dobëson

 
Edhe pse duket e çuditshme specialistet e Universitetit te Tel-Avivit konfirmojnë se një ëmbëlsire ne mëngjes luan një rol te rëndësishme për t’u dobësuar.
 
Mos valle po i vjen fundi dietave te vështira? Pas një studimi te kryer nga kërkuesit e Universitetit te tel-Avivit ka dale përfundimi se ngrënia e ëmbëlsirave super-kalorike ne mëngjes, i ndihmon personat me diete te bien ne peshe.
 
Studimi është kryer tek një popullate e cila praktikonte dieta me kalori te ulëta, rreth 1600 për një mashkull dhe 1400 për një femër. Ne total 200 persona obeze jo-diabetike kane marre pjese ne anketim. Grupi u nda ne dy pjese. Te paret  mund te hanin ne mëngjes një ëmbëlsire me rreth 600 kalori, ndërsa te dyte një ëmbëlsire deri ne 300 kalori. Rezultatet ishin impresionuese. Për 16 jave, te gjithë kishin humbur 15 kg, çka do te thotë se nuk kishte ndryshime. Por këto te fundit u vunë re kur u ndoqën grupet ne javët ne vazhdim.
 
Ata qe kishin ngrënë ëmbëlsira me shumë kalori ne mëngjes humben edhe 6 kg ndërsa ata te grupit tjetër shtuan 9 kg. Arsyeja? Te paret nuk kishin me uri. Daniela Jakubowich, drejtuesja e grupit te kërkimit thotë: “Qëllimi i humbjes ne peshe nuk është vetëm heqja e kilogramëve. Behet fjale edhe për t’u riedukuar mbi mënyrën e te ushqyerit për efekt te mos marrjes serish te kilogramëve te humbura.”
 
Ëmbëlsira hoqi urine dhe shtoi ndjesinë e ngopjes. Ne fakt ndodh gjithmonë qe kur gjate një diete te ndalohet çdo sasi sheqeri, t’i e rrëmben fshehur një ëmbëlsire me mundësinë e pare qe te jepet. Edhe njëherë pra, për te humbur ne peshe rendësi ka “vetëpërmbajtja”.