Derisa sulmuesi i Manchester Cityt fiton miliona euro në vit, nëna e tij Rose Barwuah udhëton me autobus për të shkuar në punë dhe për t’u kthyer në shtëpi.
Rose dhe burri i saj Thomas e kanë dhënë për adoptim SuperMarion te familja Balotelli, kur ai ishte dy vjeç sepse jetonin në një banesë të vogël në Brescia të Italisë, ndërkohë që djali i tyre kishte një infeksion të rrezikshëm për jetën.
Në vitin e kaluar 46-vjeçarja u vendos në afërsi të Mançesterit në mënyrë që të jetë më pranë djalit të saj, ndërsa thuhet se Mario e ka vizituar disa herë atë.
“Ka ardhur nga Italia me vajzën e saj dhe shumë njerëz në fshatin ku jeton nuk mund të besojnë se ajo punon si pastruese, ndërkohë që djali i saj fiton miliona. Është e qartë se ajo nuk dëshiron paratë e Marios, ka ardhur aty vetëm që të jetë më pranë tij dhe që të mund ta shohë. Së shpejti në Angli pritet të vijë edhe burri i saj Thomas, sepse Rose nuk e ka në plan të kthehet në Itali”, ka thënë një burim, ndërsa transmeton The Mirror. /Telegrafi/