Thursday, July 19, 2012
Ledri dhe Dafina ‘zhduken’ nga Youtube
(E plotësuar- 23:36) Faqja 'Besfort Video M1' ka publikuar në facebook një të dyshuar tjetër pak minuta më parë. Tani sipas tyre personi që e ka hakuar faqen e Dafinës është K.B nga Kanda. Gjithmonë duke u nisur sipas faqes ''Besfort Video M1', ky person ka hakuar Emailin e Kanalit te Dafines dhe ka fshirë Videon "Tonight"!
Ledri dhe Dafina 'zhduken' nga Youtube
Kënga 'Tonight' e Ledri Vulës dhe Dafina Zeqirit është 'zhdukur' nga kanali Youtube.
Kjo për arsye se është hakuar kanali i Dafinës në ’Youtube’, kanal i cili është menaxhuar nga stafi Besfort Video M1 dhe menaxheri i saj Damir Cekic.
Këtë lajm e ka bërë të ditur për fansat e Dafinës ‘Besfort Video M1’.
Sipas administratorëve të faqes ‘Besfort Video M1’, këtë faqe e ka hakuar vetë menaxheri i Dafinës, Cekici në bashkpunim me Onairmusic.
Përveç që është hackuar faqja, Dafinës i është fshirë edhe kënga më e re Tonight’, që ka qenë në bashkëpunim me ish të dashurin e saj Ledri Vula-n./InfoGLOBI/F.H/