jë makinë Cadillac, e përgatitur enkas për gangsterin Al Kapone në vitet ’20, ka dalë në shitje për 400 mijë euro.
E projektuar për të mbrojtur gangsterin nga Çikago, ajo është e
veshur me 1300 kilogram çelik, ka dritare antiplumb dhe është e lyer me
jeshile për tu dukur si një makinë policie.
Ka sirena dhe një marrës për radion e policisë. Dritarja e pasme hapej për të nxjerrë armën për të qëlluar.
Mendohet se makina është përdorur shumë pak nga presidenti Frenklin Ruzvelt pasi Kapone u burgos për evazion fiskal.
Makina është bërë e famshme madje ka bërë edhe një turne në botë, duke u ekspozuar në vende të ndryshme.