Monday, July 2, 2012

Gëzim për Balotellin, po bëhet baba



Romë - Ata u ndanë për shkak të aferave të tij me gra të tjera, por duket se ish-e dashura e Mario Balotellit, Raffaella Fico është shtatzënë. Modelja italiane ishte e pranishme në një mbrëmje bamirësie në Romë dhe barku i saj ishte i dukshëm.

Balotelli duket se ka qenë në dijeni të lajmit që para ndeshjes me Gjermaninë, ndaj humbja e djeshme e Italisë ndaj Spanjës nuk ka qenë kaq e dhimbshme për të. Sakaq, modelja ka konfirmuar se fëmija që pret është i futbollistit që është pagëzuar me emrin 'Super Mario'.

Duke folur për Sport Mediaset, Fico u shpreh: "E mora në telefon përpara ndeshjes me Gjermaninë dhe i thashë që prisja një fëmijë, fëmijën e tij. Pas disa sekondash ai u shpreh "më dhe lajmin më të bukur në botë."

Ajo thotë se Mario kërkon që të rinisë nga e para e të krijojë një lidhje të qëndrueshme. 24-vjeçarja nisi të dilte me lojtarin e Manchester City në fillim të vitit, por ata u ndanë dy muaj më parë për shkak të tradhëtive të Balotellit, transmeton as.

Thuhet se ai ka pasur një lidhje me Jennifer Thompson, një 'shoqëruese' që po ashtu ka pasur një aferë me Wayne Rooney.