Monday, July 16, 2012

Gënjeshtra e Bleonës…!

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, që tanimë karrierën e saj është duke e vazhduar në Amerikë, gjatë një interviste të dhënë për revistën ‘Men’s Fitness’, ka zbuluar një gënjeshtër të saj. “Të dashurin e parë e kam pasur kur isha 18 vjeç. Edhe sot e kësaj dite ata(prindërit) vazhdojnë të mendojnë që të dashurin tim të parë e kam njohur në moshën 21-vjeçare”, u përgjigj Bleona në pyetjen se për çfarë i ka gënjyer prindërit.