Tiranë: Lorik Cana ka zgjedhur edhe këtë vit Dhërmiun për të kaluar pushimet, ndërsa si çdo vit, është parë aty me një të dashur të re. Këtë herë mësohet se është një vajzë italiane, një lidhje të cilën futbollisti i kombëtares e ka pranuar edhe vetë në një intervistë të fundit.
Bashkë me Lorikun, në lokalet e natës së Dhërmiut është parë edhe futbollisti Erjon Bogdani, një nga emrat më të njohur të kombëtares shqiptare.
Nga informacionet e mbledhura nga “Bluetooth”, e dashura e Lorikut është nga Roma dhe ai ka bashkëjetuar me të në muajt e fundit.