Thursday, July 19, 2012

68 vjeçare gjen dashurinë me djalin 28 vjeçar


Joan Lloyd një gjyshe 68 vjeçare shpenzoi 5.4124 euro për të rregulluar gjoksin e saj përmes kozmetikës kirurgjikale. Ajo jetonte me burrin e saj David, i cili ishte sëmurë dhe para se të vdiste ajo i tha se do të rregullonte gjinjtë e saj pasi ai të vdiste. Dhe ai i përgjigjet, “patjetër t’i bësh dhe shijoje jetën”. Ndaj pas vdekjes së tij ajo e mbajti fjalën që i shoqi e miratoi. Disa muaj më vonë pas operacionit të gjoksit, në facebook ajo u njoh me një djalë 28 vjeç, me të cilin u lidhën si me shaka por rezultoi e vërtetë. Ata tani jetojnë bashkë madje 28 vjeçari Phil Absolom, ndihet tepër i lumtur madje edhe pse ka marrë disa përgjigje negative dhe nga miqtë e tij. Por ai shprehet: për mua nuk ka rëndësi hendeku i moshës, pasi mund të gjej një vajzë moshatare dhe nuk ndihem i lumtur. Ndërsa kur u pyet gjyshja që çfarë do të thoshte burri juaj nëse do e merrete vesh atje në qiell ajo u përgjigj: ke bërë shumë mirë vajzë, kjo është ajo që doja për ty.