Saturday, June 30, 2012
Visari i ‘Babastar’ në prag fejese
Eshte shumë i dashuruar. Është aq i dashuruar sa ka ngjallur kureshtje te të gjithë ata që e kanë parë. Bëhet fjalë për Visar Shalën ose siç njihet ndryshe artistikisht Skivi. Anëtari i grupit “Babastar” prej disa muajsh është në një lidhje dashurie me një vajzë nga Kosova e cila jeton në Amerikë. Gjatë muajve të nxehtë të verës brunia bukuroshe është parë të rrijë orë e çast pranë të dashurit të saj Skivi, transmeton bloototh.
Duket që çifti e kanë marrë kaq seriozisht lidhjen sa mes miqve të tyre kanë filluar të përhapen thashethemet që së shpejti pas Getoarit dhe Florentës një tjetër anëtar i Baba Stars do të fejohet dhe bëhet fjalë pikërisht për Visarin. Megjithatë, çifti ende nuk kanë bërë publike një lajm të tillë por pohojnë se janë duke shijuar në maksimum lidhjen e tyre.