Wednesday, June 13, 2012

Nadalit i vjedhin orën me vlerë 300 mijë euro



Paris: Rizgjim i hidhur për kampionin e tenisit Rafael Nadal që pak orë pas zgjimit të fitores së tij të shtatë në Roland Garros, është grabitur në një hotel të Parisit. Tenisti e kuptoi që ishte vjedhur vetëm mëngjesin e së martës kur pas zgjimitvuri re se nga komodina ishte zhdukur ora e tij luksoze me vlerë 300 mijë euro, transmeton as.

Ora, të cilën kampioni spanjoll e kishte në dorë pas fitores kundër Novak Djokovic, i ishte dhënë për përdorim të përkohshëm nga forma Richard Mille me rastin e turneut ndërkombëtar të Tenisit në Francë. Ekipi menaxhues i tenistit ka denoncuar vjedhjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Marrë nga: Infoglobi.