Thursday, June 28, 2012
Hacker-i, 66 mijë dollarë aktores Johansson
Burri që hyri në adresën elektronike postare të Scarlett Johansson duke i marrë fotot ku aktorja paraqitej nudo do të paguajë 66 mijë dollarë dëmshpërblim.
Gjithashtu do të kalojë rreth 6 vite në burg dhe 150 mijë dollarë të tjera dëmshpërblim do të shkojnë për viktimat e tjera të tij, të gjithë emra të njohur të botës së kinematografisë dhe muzikës.
Hacker-i, i identifikuar si Christopher Chaney, u shpall fajtor nga një gjykatë federale e Los Angeles për hyrje në mënyrë të paligjshme në arkivat privatë të Christina Aguilera, Mila Kunis dhe Scarlett Johansson, por ishin fotot e kësaj të fundit që bënë xhiron e botës, transmeton tch.
35-vjeçari ia dha fotot dy faqeve interneti që i bënë publike në sytë e gjithë botës.