Powow Entertainment në një konferencë të organizuar për gazetar ka paralajmëruar se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e koncertit të Eve dhe UniKKatilit në Prishtinë.
Alba Morina, zëdhënëse e Powow Entertainment ka thënë në këtë konferencë se të dy koncertet, ai që do të mbahet me 5 korrik i Eves në sallën “1 tetori” dhe ai që do të mbahet me 15 korrik në Stadiumin e Prishtinës, do të sjellë freski dhe do e bëjnë Prishtinën qytet më të mirë gjatë verës.
Për koncertin e EVE, Alba ka thënë se do të jetë më shumë një koncert për “Ladies Night”, ku edhe para grupet e këngëtarëve që do të këndojnë janë femra.
“Deri me tani këtë e kanë konfirmuar Altuna Sejdiu – Tuna dhe Nora Istrefi”, tha Alba, transmeton express.
Ndërkaq, edh për UniKKatilin u tha se ai do të jetë në Kosovë përderisa para tij do të performojnë DJ të njohur, por edhe anëtarë dhe themelues të Bloody Alboz.
Koncerti i UniKKatilit pritet të mbahet me datën 15 korrik në Stadiumin e qytetit në Prishtinë.