Tuesday, October 16, 2012

Tifozët serb rrihen nga shqiptarët në Shkup

Shiko Videon tjeter me poshte!

Rrihen tifozët e Serbisë në Shkup (Video)

HKUP- Një grup prej dhjetë huliganësh serb janë përleshur të martën me dhjetëra të rinj shqiptarë, në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Incidenti ka ndodhur në afërsi të Çarshisë së Vjetër dhe qendrës tregtare "Mavrovasja". Dyshohet se situata është nxitur nga huliganët serb, të cilët kanë provokuar kalimtarët e rastit me flamuj serb dhe thirrje antishqiptare. Serbët, tifozë të kombëtares serbe të futbollit, që sonte pritet të ndeshet me kombëtaren e Maqedonisë, në orët e mesditës së martë ishin nisur drejt Çarshisë me qëllim që të provokojnë shqiptarët, ndërkohë që rrugës për në këtë pjesë, kishin filluar të bërtasin fyerje antishqiptare dhe anti-Kosovë. Me këtë rast, të revoltuar nga provokimi, dhjetëra të rinj shqiptarë dhe kalimtarë të rastit, kishin filluar të godasnin serbët, të cilët pasi kanë marrë goditje të shumta duke ikur në drejtim të sheshit të Shkupit. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme informojnë se dy tifozë serb, për shkak të plagëvee të rënda trupore, janë dërguar në Spitalin e Qytetit, ku edhe janë marrë në pyetje nga efektivët e policisë. Me këtë rast, në polici informojnë se dy të lënduarit janë serb nga Podgorica e Malit të Zi, të cilët kanë mohuar të kenë provokuar shqiptarët, edhe pse me vete kanë pasur mjete zjarrvënëse. Pas incidentit, pjesëtarë të shumtë të policisë po qarkullojnë në qendrën tregtare “Mavrovasja”. Një ditë më parë mediat maqedonase cituan huliganë serb të cilët do të udhëtonin për në Shkup sot me qëllimin e vetëm për të rrahur shqiptarët atje. Ndeshja mes Maqedonisë dhe Serbisë do të luhet sot në orën 20.30. Ministria e Punëve të Brendshme edhe sot ka vazhduar me masat e sigurisë në prag të ndeshjes së futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë që luhe sonte në stadiumin “Filip II” në Shkup. Masat janë shtuar pas paralajmërimeve të tifozëve dhe huliganëve serb për dhunë dhe konfrontime me shqiptarët në Shkup. Shiko Video te tjera me poshte!

Monday, September 17, 2012

Ganiu- Bleonës: Largo nga puna sigurimin


Këngëtarja Bleona Qereti ka bërë të ditur se pas skandalit me videon nudo që është përfolur aq shumë në media ajo ka larguar nga puna 4 persona që përkujdeseshin për për sigurinë e saj. Ajo ka thënë se menjëherë si e ka parë burri i saj Ganiu, videon, i ka dërguar një sms duke i shkruar “Largoje nga puna të gjithë sigurimin”. Bleona gjatë intervistës ka thënë se tani ka marrë në punë katër persona tjerë. Ajo gjithashtu ka shtuar se kjo gjë mund ti ndodh çdo kujt. “Nëse i futë një kamerë të fshehtë dikujt në zhveshtore, atëherë mund ti shohësh zhvesh të gjithë, që nga presidenti e deri tek njeriu i thjeshtë” ka thënë Bleona./Info globi/f.h.

Saturday, September 8, 2012

Plakat duke vjedhur ne Argjendari (Video)

Disa gra te moshuara kan hyre ne nje dyqan argjendarish ne Romani, ku edhe siq duket ne video kane vjedhur nje sasi te madhe prej ari, 2 nga grat ne video jane denuar me nga 16 muaj burg per me shume shikoni videon./thefactopedia.blogspot.com/

Thursday, September 6, 2012

Bleona: S’këndova serbisht, ishte kroatisht

 

Këngëtarja nga Shqipëria, Blenona Qerreti do të përforcoj më 8 shtator në Prishtinë. Koncerti i saj do të mbahet në sheshin Nëna Tereza. Në një konferencë për media të mërkurën në Prishtinë, ajo ka premtuar spektakël para ‘vëllezërve të saj’ kosovar. Po ashtu gjatë konferencës ajo ka folur për përgatitjet rreth koncertit, ndërsa ka theksuar se albumi i saj ka kushtuar rreth 3 milionë dollarë. E pyetur nëse do të pozonte nudo për ndonjë revistë shqiptare, Qerreti ka thënë se nuk do ta bënte një gjë të tillë. Duke folur rreth qarkullimit të një videoje në YouTube ku ajo shihet duke kënduar serbisht, këngëtarja Qerreti ka mohuar një gjë të tillë, transmeton orainfo. “Ajo këngë nuk ka qenë në gjuhën serbe, por në gjuhën kroate”, ka thënë Qerreti.

Monday, August 27, 2012

Friday, August 24, 2012

Djaloshi qe u be VIP ne pak ore.

Nje djal i ri ne New York ka dashur te provoje se si ndihen Vipat ne rruge ku ndiqen nga fansat e tyre, ai ka marre 2 bodyguard nje grup fotografesh dhe disa persona me kamera. Pas pak oresh shume persona  filluan te bejne fotografi me te duke menduar se ishte ndonje person i famshem apo ndonje vip, per me shume shikoni videon me poshte.

Friday, August 10, 2012

Klepto, akuzohet për armëmbajtje pa leje


 Anëtarët e grupit "The Bloody Alboz", edhe pas koncertit të madh në stadionin e Prishtinës, ende po vazhdojnë të mbajnë koncerte në qytete të ndryshme të Kosovës. Të mërkurën ata kanë performuar në Vushtrri, ku pas koncertit ka ndodhur një incident. Derisa reperët po përshëndeteshin me afro 500 fansa,, janë dëgjuar katër të shtëna me armë zjarri, gjë që ka bërë policinë të intervenojë. Kështu Klepto, Presioni dhe Jetoni janë arrestuar nga policia, për tu liruar vetëm pak orë më vonë. Klepto për HHM ka thënë se ai personalisht nuk ka gjuajtur me armë, mirëpo një mik tij i cili ishte bashkë me TBA në koncertin në fjalë. Jetoni dhe Presioni nuk do të përballen më tej me drejtësinë për këtë ngjarje, por Klepto në ditët në vijim do të paraqitet në gjykatë për armëmbajtje pa leje.

Sunday, August 5, 2012

Gjyshi 90 vjecar rekorder (Video)

Ka 90 vjet dhe ende me shkop mund të kërcejë mbi lartësi 218 cm! Dr. William Bell, i ati i Earl Bell i cili në olimpiadën e Los Anxhelos 1984, kishte fituar medaljen e bronztë, katër herë në javë stërvitet dhe kuptohet me ndihmën e shkopit kërcen në lartësi. Z-ri William Bell kohë më parë shënoi rekord të ri botëror për moshën e tij. Bell arri të kërcejë 218 cm. Por ndoshta kjo lartësi e kaluar është një rekomandim I mirë që në garat gjyshi Bell të mendojë edhe për gara më serioze të moshës së tij.

Saturday, August 4, 2012

Vali Corleone junior (me video)

Nuk kanë të ndalur video-postimet për jetën e Vali Corleones. Vetëm pak ditë pas video-humorit që një i ri postoi lidhur me jetën e Valit tani në 'skenë' paraqitet një i mitur. Tash protagonist kryesor është një fëmij i cili në video shihet duke imituar Valin me sjellje dhe me disa fjalë. Më poshtë mund të shihni videon.

Thursday, August 2, 2012

Kush vjehrra e Teutes?

ktorja e mirënjohur Teuta Krasniqi, në rrjetin social Facebook ka prezantuar vjehrrën e saj përkatësisht nënën e këngëtarit Blero. Në foto shihen që të dyja të buzëqeshura dhe kjo tregon harmonin e tyre që e kanë në raportin vjehërr-nuse.

Tuesday, July 31, 2012

Shkëndija në shoqëri të Vali Corleones

Valentino Corleone, i njohur si Vali, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Këtë herë jo për veturat apo jetën e ti misterioze por këtë herë raportohet se ka qenë në shoqëri të këngëtares, Shkëndije Mujaj, këngëtare e cila më shumë është bërë e famshme për të pasmet e saja sesa për zërin.
“Para pesë netëve Vali Corleone është parë me Shkëndije Mujaj në një restaurant në Prishtinë dhe më pas kanë hypur në veturën e Valit, BMË X6 të zi. Ata janë puthur dhe më pas kanë ecur drejt Gjilanit, ndërsa më pas janë parë duke hyrë edhe në shtëpinë e Vali Corleones”, shkruan në një komunikatë që ka arritur në disa redaksi nga i ashtuquajturi stafi i Vali Corleones.
Vali kohë më parë në një intervistë ka treguar se ka shoqëri me shumicën e këngëtarëve në Kosovë. Pra në atë rreth ‘të shoqëris’ paska hyrë edhe Shkëndija

Monday, July 30, 2012

Bebushi sy kaltrosh

Per ta pare fotografin me madhesin origjinale Kliko mbi te.

Fotografia qe vlen 103 miliardë dollarë


Studio filmike “Paramout Pictures” ka shënuar ditëlindjen e 100 me fotografi në të cilin janë emrat më të mëdhenj të Holivudit të cilët në kësaj shtëpi në kinema i kanë sjellë 103 miliardë dollarë. 116 yje të filmit ishin mbledhur që të fotografohen për “Paramuunt”. Leonardo Di Caprio ka thënë se ky është moment historik, sepse këtë punëtorë të filmit se bashku i kanë fituar 125 Oskarë, transmeton orainfo. Në mesin e disa emrave në këtë listë janë Tom Cruis, Leonardo Di Caprio, Kirk Douglas, Meryl Steep, Jack Nickolson, Richard Geer, George Clooney… I vetmi person që ndoshta nuk i takon këtij rrethi është këngëtari tinejxher, Justin Biber.

Cristiano Ronaldos, ia mbyllin diskotekën!


Cristiano Ronaldo sapo ka arritur në Madrid ka marrë një lajm jo fort të këndshëm. Ai është njoftuar se diskotekën të cilën e kishte hapur në vendlindjen e tij në ishullin Algarve është mbyllur. Shoqata e klubeve të natës e njohur si ADSA në Portugali e ka mbyllur këtë diskotekë për arsye se sipas tyre zëri i muzikës ka qenë shumë i lartë duke i penguar kështu pushuesit atje. Përveç kësaj ADSA ka njoftuar se Ronaldo as nuk ka pasur leje për këtë. Pra diskoteka e yllit të futbollit nuk ka pasur më shumë se 20 ditë 'jetëgjatësi.

Sunday, July 29, 2012

Skivi publikon i vetëm, këngën e re.

Visar Shala ka treguar se karrierën mund ta vazhdoj pa problem edhe pa Ledri Vulan në grup. Ai këtë e ka vërtetuar me këngën e tij të re "Çka po bojna sone".
Skivi e ka filluar këngën e re duke duke theksuar se ai mund të vazhdojë pa problem edhe i vetëm.
Kënga është punuar nga Zzap & Chris, të cilët i kanë dhënë dimension të ri këngëve të BabaStars, duke futur reperët në një dimension më dubstep, e pa zakonshme edhe për artistët e huaj.

Skivi publikon i vetëm, këngën e re

Visar Shala ka treguar se karrierën mund ta vazhdoj pa problem edhe pa Ledri Vulan në grup. Ai këtë e ka vërtetuar me këngën e tij të re "Çka po bojna sone".
Skivi e ka filluar këngën e re duke duke theksuar se ai mund të vazhdojë pa problem edhe i vetëm.
Kënga është punuar nga Zzap & Chris, të cilët i kanë dhënë dimension të ri këngëve të BabaStars, duke futur reperët në një dimension më dubstep, e pa zakonshme edhe për artistët e huaj.

Berisha thyen rekordin personal në not

Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur sërish bregdetin e Dhërmiut për të kaluar një fundjave pushimi.
I frymëzuar nga shpirti olimpik,  Kryeministri Berisha, i cili po kalon të dilen me mbesat dhe nipërit në Dhërmi, vendosi sot një rekord të ri personal, 141 minuta not në ujërat e mrekullueshme të detit Jon,  kundrejt 132 minutave të një viti më parë.  Noti filloi në orën 9:10 dhe përfundoi në orën 11:31 minuta.
Kryeministri ka thënë për NOA se; "zëri i detit Jon më tha se ky rekord i ri personal është një ogur i bardhë për fitoren e merituar të zgjedhjeve të 2013".
Ndonëse ky rekord i ri është historik i Kryeministrit Berisha, por ai beson se në Gusht mund të shënojë një rekord tjetër të ri.
Pushimi në Dhërmi gjate sezonit veror për Kryeministrin Berisha, është kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm.

Saturday, July 28, 2012

La shkollën pse nuk ishte e bukur!

Nadia Isle nga SHBA kur ka qenë e vogël ishte viktim e talljeve nga fëmijët e tjerë, pasi pamja e saj nuk ishte fort e bukur.
Por organizata bamirësie “Little Baby Face”, ka dhuruar 40.000mijë dollarë për look-un e ri të Nadias.
Familjarët e vogëlushes ishin të shqetësuar për vajzën, pasi ajo nga talljet e shumta që mori la shkollën dhe u mbyll në vetvete.
Ajo u kërkonte prindërve vazhdimisht që të kryente operacione plastike, por ata nuk e përballonin dot koston.
Më pas familja vendosi ti shkruante një letër organizatës bamirëse, e cila iu përgjigj pozitivisht. Nadia, tashmë është vajza më e lumtur në botë pasi ka shumë shoqe dhe shok që e duan shumë.

Basta flet për puthjen e parë...


Reperi nga Shqipëria, Big Basta ka shpalosur detaje rreth lidhjes së tij me këngëtaren kosovare Vesa Lumën. Ai gjatë një interviste për Gazetën Shqiptare rrëfeu edhe historinë e puthjes së parë të çiftit. “Po, ishte në një vend afër shtëpisë sime, në makinë të parkuar. Ishte pak ftohtë dhe u puthëm pa thënë asnjë fjalë.”, deklaroi Basta. Ai po ashtu mohoi thashethemet se ata të dy lidhjen e tyre e kishin nisur që në kohën kur ishin pjesë e ‘Dancing with the Satrs’, gjë për të cilën ishte përfolur mjaft. /Info Globi/